06.09.2019, 17:59

Ambasada e SHBA’së: Nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në një njoftim të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që ia mësyjnë  kësaj ambasade për të marrë ndonjë vizë.

Një zyrtarë i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes fjalimit tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

Pastaj aplikantët  kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

LEXO EDHE:  Skenarët që mund të fshihen prapa dialogut

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.