Ambasada e Kosovës në Zvicër ka një njoftim për kosovarët që do të kalojnë pushimet në Kosovë

Ambasada e Kosovës në Zvicër u ka kërkuar kosovarëve që jetojnë atje që të aplikojnë më herët për dokumentet që u nevojitet. E gjithë kjo para sezonit të verës, kur thuhet se shtohet kërkesa.

Ambasada e Kosovës në Zvicër ka një njoftim për kosovarët që do të kalojnë pushimet në Kosovë

“Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonës kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, për shkak të ngarkesës në sistemin telefonik të Ambasadë dhe në Konsullata ku ndonjëherë është i pamundur absorbimi i të gjitha telefonatave, prandaj si mjete alternative komunikimi për të marrë përgjigje në pyetjet e juaja rekomandojmë të kontaktoni nëpërmjet email adresave”, njofton ambasada.


Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkshtetas tanë në Zvicër,

Gjatë sezonës së verës shumica prej jush kaloni pushimet në vendlindje, rrjedhimisht është një sezonë me shtim të volumit të punës në konsullatat tona të cilat ofrojnë shërbime për tu pajisur me dokumente të ndryshme si: pasaporta, fletudhëtime, certifikata etj.

Në mënyrë që pritja për të aplikuar të jetë më e vogël, rekomandohet që aplikimi për disa nga dokumentet të bëhet më herët, para sezonës kur kërkesa për këto shërbime është më e vogël.

Prandaj si informata që do të mund t’u ndihmojnë në këtë drejtim janë:

– Aplikimi për ripërtrirje të Pasaportës mund të bëhet deri në 1 vit para afatit të skadimit të dokumentit,

– Certifikatat nga regjistri i gjendjes civile kanë afat të përdorimit deri në 6 muaj,

– Afati i përdorimit të fletudhëtimit është 30 ditë.

Gjithashtu, për shkak të ngarkesës në sistemin telefonik të Ambasadë dhe në Konsullata ku ndonjëherë është i pamundur absorbimi i të gjitha telefonatave, prandaj si mjete alternative komunikimi për të marrë përgjigje në pyetjet e juaja rekomandojmë të kontaktoni nëpërmjet email adresave:

consulate.bern@rks-gov.net

consulate.geneva@rks-gov.net

consulate.zurich@rks-gov.net

embassy.sëitzerland@rks-gov.net

apo nepermjet messengerit te faqes ne facebook të Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!

Me respekt,

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë