Ambasada e Kosovës në Paris ka një njoftim për qytetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris ka njoftuar qytetarët me qëndrim në Francë se do të rifillojë me ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18.02.2021.

Po ashtu në njoftim thuhet se këto shërbime do ofrohen duke zbatuar me rigorozitet masat Anti-COVID19.

Në këtë aspekt, luten të gjithë qytetarët të cilët marrin termine për shërbime konsullore që të ju përmbahen rregullave të përgjithshme të vendosura nga qeveria e Francës si dhe të paraqiten në lokalet e Ambasadës vetëm ata persona që do të marrin shërbime.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me qëndrim në Francë se Ambasada në Paris, do të rifilloj me ofrimin e shërbimeve konsullore nga data 18.02.2021, duke zbatuar me rigorozitet masat Anti-COVID19.

RAPORTO