Ambasada e Gjermanisë me rregulla të reja për terminët e vizave, nga shtatori me shërbime online

Ambasada e Gjermanisë në Kosovës përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se terminet e vizave Schengen për udhëtime në shtetin e Gjermanisë nga mesi i muajit shtator mund të rezervohen përmes ofruesit të jashtëm të shërbimit, VisaMetric.

Ambasada e Gjermanisë me rregulla të reja për terminët e vizave, nga shtatori me shërbime online

Në njoftimin e ambasadës gjermane thuhet se kjo mundësi është ofruar me qëllim që qytetarët të kursehen në kohë dhe se të kenë mundësi aplikimi më të lehtë.

“Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete”, thuhet në njoftimin e Ambsadës së Gjermanisë në Kosovë.


Njoftimi i plotë:

Terminet për aplikim për viza Schengen për udhëtime drejt Gjermanisë nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani nëpërmjet kontraktorit të jashtëm VisaMetric.

Për të ofruar më shumë termine për aplikim për vizë Schengen dhe një kohë pritjeje dukshëm më të shkurtër, Ambasada Gjermane në Prishtinë duke filluar nga mesi i shtatorit për aplikim për viza Schengen do të bashkëpunojë me një shërbyes të porositur dhe të kontraktuar nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin. Ky bashkëpunim është dëshmuar tashmë në disa shtete.

Çfarë ndryshon për aplikuesit?

Kontraktori ju ndihmon për të aplikuar për vizë Schengen dhe ia përcjell dokumentacionin tuaj Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ku edhe më tej shqyrtohen dhe merret vendim për aplikacionet. Kontraktori do të mundësojë një rezervim dukshëm më të shpejtë të termineve në kohë më të shkurtër dhe ofron shërbimet e tij në këmbim të një takseje duke filluar nga 30 EUR. Përveç kësaj, kontraktori, si opsion, do të ofrojë edhe shërbime të tjera (p.sh. fotografim për fotografi biometrike të formatit të pasaportës, shërbim VIP në një ambient komod, etj.).

Si të rezervoj një termin?

Terminet për aplikim për viza Schengen nga mesi i shtatorit mund të rezervohen që tani online nëpërmjet uebfaqes së kontraktorit VisaMetric: https://www.visametric.com/Kosovo/Germany/xk

Të gjitha informacionet thelbësore për aplikim i gjeni aktualisht ende në uebfaqen tonë në: www.pristina.diplo.de/visa.

Deri në fillim të shtatorit aplikimi duhet të bëhet drejtëpërdrejtë në ambasadë. Ju lutem vini re që terminet për aplikim për vizë Schengen në ambasadë për fazën kalimtare, tashmë janë rezervuar pothuajse të gjitha. Në rast se ka në dispozicion termine që janë anuluar në afat të shkurtër, ato, sikurse deri më tani, mund të rezervohen vetëm nëpërmjet sistemit të termineve të ambasadës.

Si qëndron puna me aplikimin për viza nacionale?

Në rast të aplikimit për vizë nacionale (qëndrim më i gjatë se 90 ditë, p.sh. bashkim familjar, nisje e punësimit, arsim profesional, studim, etj.) nuk ndryshon asgjë. Terminet për viza të tilla duhet të rezervohen edhe më tej drejtëpërdrejtë përmes sistemit online të termineve të ambasadës dhe aplikacionet pranohen në hapësirat e ambasadës.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë