Ambasada e Gjermanisë hap listën për caktimin e terminëve për muajin prill – maj

01.03.2022

Sipas këtij njoftimi, në faqen e ambasadës gjermane bëhet e ditur se lista e aplikimeve për caktim të terminëve do të jetë e hapur nga sot (1 mars) ora 14:00 deri më 14 mars në orën 15:00. “Lista e regjistrimeve për datat në mars/fillim prill është mbyllur. Lista e regjistrimeve për terminet në periudhën prill […]

Ambasada e Gjermanisë hap listën për caktimin e terminëve për muajin prill – maj Foto: Ilustrim

Sipas këtij njoftimi, në faqen e ambasadës gjermane bëhet e ditur se lista e aplikimeve për caktim të terminëve do të jetë e hapur nga sot (1 mars) ora 14:00 deri më 14 mars në orën 15:00.

“Lista e regjistrimeve për datat në mars/fillim prill është mbyllur. Lista e regjistrimeve për terminet në periudhën prill deri në fillim të majit do të jetë e hapur nga data 01.03.2022 në ora 14:00 deri më 14.03.2022 në orën 15:00.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedurës së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada.