Ambasada amerikane: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës

11.09.2021

Në Kosovës u shënuan disa aktivitete për të nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Për këtë, ambasada e Amerikës në Kosovës ka thënë se SHBA-të mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës. “Sot 20 vjet më parë, terroristët vranë afër 3000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në […]

Ambasada amerikane: Jemi përjetësisht mirënjohës ndaj Kosovës Foto: Ilustrim

Në Kosovës u shënuan disa aktivitete për të nderuar viktimat e sulmit të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Për këtë, ambasada e Amerikës në Kosovës ka thënë se SHBA-të mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës.

“Sot 20 vjet më parë, terroristët vranë afër 3000 burra, gra dhe fëmijë nga 90 vende në një sulm të paprecedentë në tokën amerikane. Derisa mbajmë zi për ata që vdiqën dhe nderojmë sakrificat e personave të parë që ndihmuan heroikisht, Shtetet e Bashkuara mbeten përjetësisht mirënjohëse ndaj Kosovës dhe partnerëve të tjerë kundër terrorizmit që janë angazhuar për sigurinë e vendeve tona”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot ka zhvilluar tri aktivitete në nderim të viktimave të 11 Shtatorit.

Gjatë njërit prej këtyre aktiviteteve Garda Ceremoniale e Policisë e ka ulur flamurin në gjysmë-shtizë.

Ndërkaq, më herët janë bërë homazhe teksa gjatë ditës është planifikuar edhe mbajtja e një ekspozite përkujtuese.

Gjithashtu, në përkujtim dhe nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) së bashku me Ushtrinë Amerikane kanë mbajtur marshin e përbashkët.

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se me kombin dhe ushtrinë amerikane gjithmonë do të ndajnë edhe dhembjen edhe krenarinë.