Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që të ruhet specia e maseve të egra.

Ky lloj i maceve, është i rrallë nëpër botë, ndërsa ndodhet në Kosovë.

Në postimin e Ambasadës shkruan se Kosova është me fat që ka macën më të madhe të egër në Ballkan.

Kujtojmë se muaj më parë kanë ndodhur disa vrasje të kafshëve të egra, ku së fundmi është vrarë një rrëqebull.

“Sot është Dita e Jetës së Egër! Kosova është me fat që është shtëpia e një popullsie të vogël të rrëqebullve, maces më të madhe të egër në rajon” thuhet në postimin e ambasadës.

https://www.facebook.com/kosovo.usembassy/posts/3106087296084071