Albini është si Enver Hoxha, do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën

09.09.2020

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka krahasuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha, pasi sipas tij, ai do t’i fusë shqiptarët në konflikt me Amerikën. Rugova ka folur edhe për kryeparlamentaren Osmani ku ka thënë se kalimi i saj haptazi në taborrin e VV është edhe […]

Albini është si Enver Hoxha, do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën Foto: Ilustrim

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka krahasuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me ish-diktatorin e Shqipërisë, Enver Hoxha, pasi sipas tij, ai do t’i fusë shqiptarët në konflikt me Amerikën.

Rugova ka folur edhe për kryeparlamentaren Osmani ku ka thënë se kalimi i saj haptazi në taborrin e VV është edhe përgjigja ime në pyetjen pse tash e disa muaj nuk kam besuar më në znj. Vjosa Osmani.

Është për keqardhje si një intelektuale si ajo bëhet krahë e fallangave të kuqe që duan ta shkëpusin Kosovën nga familja perëndimore.

Albini është si Enver Hoxha, sepse do ta fusë Kosovën dhe shqiptarët në konflikt me Amerikën, ndërkaq fajtor për ngritjen e Albinit është Hashim Thaçi me shokë. LDK do t’i mbijetojë edhe kësaj sfide dhe nuk do të lejojmë aventura me fatin e Kosovës.