“Albin ngom mu, shkarkoje Konjufcën sepse trinomi famëkeq Isa, Luta dhe Agimi nuk lëshojnë pe”

23.01.2020

Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala në një shkrim në Facebook ka përshkruar gjendjen e në të cilën ndodhet VV-ja në këto momente. Ai shton tutje se VV-ja nuk ka aspak faj që po i dëgjon Isën, Lutën dhe Agimin dhe se marrëveshja me këtë treshe famëkeqe asht e keqja ma e vogël që mundet […]

“Albin ngom mu, shkarkoje Konjufcën sepse trinomi famëkeq Isa, Luta dhe Agimi nuk lëshojnë pe” Foto: Albin Kurti (SC/Facebook)

Njohësi i çështjeve politike Krenar Shala në një shkrim në Facebook ka përshkruar gjendjen e në të cilën ndodhet VV-ja në këto momente.

Ai shton tutje se VV-ja nuk ka aspak faj që po i dëgjon Isën, Lutën dhe Agimin dhe se marrëveshja me këtë treshe famëkeqe asht e keqja ma e vogël që mundet me i ndodh Kosovës në këto momente.

Tutje Shala i bën thirrje Kurtit që ta shkarkojë Konjufcën dhe t’i formojë institucionet për të mirën e vendit

Postimi i plotë:

VV-ja aspak nuk ka faj që nuk i ngon pordhat e trinomit famëkeq (Isa, Luta & Agimi), po t’njejtën kohë VV-ja nuk bon me harru që zgjedhjet nuk jonë zgjidhje dhe se marrëveshja me këtë trinom famëkeq osht e keqja ma e vogël e mundshme prej krejt alternativave ku gjendet Kosova dhe populli i saj.

Albin, ngom mu! Thirre Glaukun thuj izën e ki me dhonë dorëheqje edhe fol me kta të kryesisë së partisë tonde se Glauku po don po kta nuk po e lejojnë.

Sepse, ky trinomi famkeq e ka marr këtë punë me inati dhe nuk pritet mo me lshu pe. E i takon VV-së, si partia ma e madhe me lshu pe në mënyrë që së pari me pshtu Kosovën (prej Serbisë edhe prej fundrrinave politike vendore) dhe së dyti me i mujtë edhe qito tre mbetjet e fundit të politikës së vjetër. Jeta e gjatë osht o Albin! Nuk përfundon jeta në këtë mandat. Duhet ma larg me mendu, edhe duhet me ju shku seneve hap pas hapi dhe se duhet me kuptu që demokracia kërkon shpesh kompromis të dhimshëm e jo-parimor, duke mos harru se vshtirë osht me ndërtu shtet.