Kurti: Thaçin do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, jam i fokusuar në luftën kundër covid-19

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka theksuar se presidentin Thaçi do ta dërgojnë në Gjyjatën Kushtetuese.

Kurti ka theksuar se në mes të pandemisë u orkestrua mocioni për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, presidenti po thirret në dispozitat kushtetuese, por veprimet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën.

Kurti, ka theksuar se presidentit në vend se të mbrojë interesin e shtetit, ai ka mbrojtur interesat e partive të caktuara.

Kurti ka theksuar se është dashur të shpërndahej Kuvendi, bazuar në Kushtetutën e Kosovës duke përmendur këtu edhe vitin 2010 dhe 2017 kur pas mocioneve të suksesshme vendi ka shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.

RAPORTO