Albin Kurti shkarkon zv.kryeministrin e parë, Avdullah Hotin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pas mocionit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga ai ka shkarkuar nga posti i zëvendkryeministrit në detyrë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotin.

Vendimi për lirimin e Hotit nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Kyemistri në detyrë, Albin Kurti.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z. Avdullah Hoti”, thuhet në komunikatë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.