Është duke u mbajtur seanca plenare për hudhjen në votimin Kabinetin Qeveritar të propozuar nga Albin Kurti.

Në fillim të seancës, Albin Kurti ka mbajtur fjalim para të zgjedhurve të popullit në seancën për votimin e Qeverisë.

Po ashtu Kurti gjatë këtij fjalimi ka prezantuar programin e tij si kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Kurti duke përshëndetur të pranishmit, ka thënë se kjo qeveria ka një program që adreson dhe prek secilën fushë, duke jetësuar kështu premtimet e bëra në fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, me të cilin program po synojnë të shënojnë ndryshim të madh.

“Kjo qeveri do të jetë e parasë publike, që do të ketë 15 ministri e 21. Do të kemi rreth 33 zv.ministra e jo mbi 80-të. Do të ketë më pak shpenzime në poste e privilegje. Do të departizohen agjencionet e ndërmarrjet publike, për të matur cilësinë por edhe dështimin. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik, për të ndalë ikjen e të rinjve. Ndërmarrësit i shohim si partner kyç për hapjen e vendeve të reja të punës. Do të nivelizojmë garën për bizneset, do të ketë transparencë. AKP do të shuhet do të transformohet në agjenci brenda qeverisë”, tha Kurti.

Po ashtu gjatë këtij prezantimi të programit ka thënë se me qeverisjen tonë shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm.

“Do të fillojnë përgatitjet për shërbimin obligativ, 3 mujore kohëzgjatje, qe t’i përmbush detyrat në fushën mbrojtëse”.