Albin Kurti: Së bashku me LDK-në kemi harmonizuar 80 përqind të programit qeverisës

13.11.2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati më i votuar për kryeministër sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Albin Kurti thotë se më 6 tetor, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën për ndryshimin politik si dhe kanë treguar se kush duhet të udhëheq me shtetin. Kurti tha se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), […]

Albin Kurti: Së bashku me LDK-në kemi harmonizuar 80 përqind të programit qeverisës Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe kandidati më i votuar për kryeministër sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Albin Kurti thotë se më 6 tetor, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën për ndryshimin politik si dhe kanë treguar se kush duhet të udhëheq me shtetin.

Kurti tha se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për haramonizim të programit qeverisës janë kryer 80 përqind e saj.

Po ashtu Kurti është pyetur për ndarjen e ministrive si dhe kur do të ndodhë takimi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, por ai shkurt tha se do të ndodhë një gjë e tillë, sepse populli e ka përcaktuar këtë.

Ai tha se: “Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra”.

Po ashtu Kurti tha se: “Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”.