Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka hapësirë më për manovrime dhe se Kuvendi duhet të shpërbëhet sa më parë për të shkuar në zgjedhje të reja pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Ai ka thënë se e ka vërejtur se të gjitha partitë tashmë janë pajtuar që të thirret seanca për shpërbërjen e kësaj legjislature derisa ka thënë se Qeverinë e re duhet ta përbëjnë opozita e tanishme, Vetëvendosja dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, sa i përket mundësisë që Qeveria nesër të mbajë mbledhje të rregullt, ndërkohë që Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, Kurti ka thënë se kjo thirrje është e kotë sepse Qeveria ka rënë.