Albin Kurti: Nuk mund askush t’ia fal borxhet e luftës Serbisë

22.10.2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për “Syri Vizion”, ka folur për kërkimin e borxheve të luftës nga shteti i Serbisë. “Nuk mund askush t’ia fal borxhet e luftës Serbisë. Kam thënë se e kemi obligim prej të vdekurve nga lufta që tua kërkoj borxhet Serbisë. Gjithsesi edhe të vdekurit po të […]

Albin Kurti: Nuk mund askush t’ia fal borxhet e luftës Serbisë Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për “Syri Vizion”, ka folur për kërkimin e borxheve të luftës nga shteti i Serbisë.

“Nuk mund askush t’ia fal borxhet e luftës Serbisë. Kam thënë se e kemi obligim prej të vdekurve nga lufta që tua kërkoj borxhet Serbisë. Gjithsesi edhe të vdekurit po të ngjalleshin nuk kanë të drejtë t’i falin borxhet Serbisë. Ata duhet të përgjigjen për përdhunimet që kanë bërë. Për masakrat që tani i përgënjeshtrojnë dhe nuk i pranojnë. Për fondin e pensioneve që na kanë plaçkitur”, ka thënë Kurti dhe shtoi se “jam kureshtar të di përgjigjen e tyre kur do ia rendisim borxhet një e nga një në tavolinë”.

Tutje Kurti ka thënë se në Serbi shpejt fillon fushata zgjedhore dhe se kjo do pengoj dialogun.

“Në janar fillon fushata zgjedhore atje. E dijmë çfarë deklaratave nacionaliste bëhen në kohë fushatash në atë vend. Me kë do bisedoja unë. Kjo është diçka të cilën nuk e kanë menduar të tjerët kur kërkojnë një përmbyllje të shpejt të dialogut”, shtoi ai.

Kurti gjithashtu tregoi se Asosacioni i Komunave Serbe nuk do të bëhet në asnjë mënyrë në shtetin që ai drejton.

“Asosacioni ka vdekur. Ai është projekt i Serbisë në Kosovë. Nuk është vullnet i minoritetit serb në vend. 132 mijë serbë i ka Kosova dhe asnjëherë nuk është dëgjuar nga ata ndonjë ankesë për krijimin e Zajednicës. Pse ata nuk kërkuan Asosacion? Kjo për shkak se nuk e duan këtë. Ata duan të drejtat e tyre dhe jo projekte shovinste të Serbisë në Kosovë. Serbia po kërkon të marrë diçka nga vendi ynë”

Kurti thotë se Hashim Thaçi është për të përfaqësuar politikat e jashtme të vendit, por ai s’mund t’i krijojë ato. Në dialogun me Serbinë, Kurti thotë se do ta spostojë Thaçin.

“Aktgjykimi i para disa muajve dhe Kosova si Republikë parlamentare e bën të qartë, se kryeministri duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq ai thotë se presidenti Thaçi, duke iu mundësuar politikbërja e jashtme, ka tentuar ta afrojë Rusinë e ta largojë Gjermaninë.

“Presidenti është për të përfaqësuar politikën e jashtme, e jo për të krijuar politikë të jashtme. Së fundmi ka pasur tendencë për ta spostuar aleatin e dytë më të rëndësishëm të Kosovës pas SHBA-së, Gjermaninë, dhe për të na përafruar me Federatën Ruse”, ka thënë tutje Kurti.