Albin Kurti në presidencë, takohet me Vjosa Osmanin

22.12.2020

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në presidencë, për tu takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Osmani do të takojë në orare të ndryshme liderët e partive politike për konsulta lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese për të shpallur votën e deputetit Etem Arifi të […]

Albin Kurti në presidencë, takohet me Vjosa Osmanin Foto: Ilustrim

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbërritur në presidencë, për tu takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

Osmani do të takojë në orare të ndryshme liderët e partive politike për konsulta lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Kushtetuese për të shpallur votën e deputetit Etem Arifi të pavlefshme.

I pari që do t’i shkojë në zyrë është lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti në ora 13:00.

Një orë pas tij Osmani do të presë në takim liderin e LDK-së Isa Mustafa në ora 14:00, pas tij në ora 15:00 në takim do të shkojë edhe Memli Krasniqi si nënkryetari i PDK-së.

E i fundit për ditën e sotme në takim do t’i shkojë sekretari i AAK-së, Besnik Tahiri në ora 16:00.

Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme./eo/