Albin Kurti në Londër, pritet nga zyrtarë të parlamentit të Britanisë

17.10.2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron në vizitë dyditore në Londër. Lëvizja Vetëvendosje njofton se dje në Parlamentin e Britanisë është shtruar darkë për Albin Kurti nga ane e Grupit të Miqësisë me Kosovën. Ky grup ka qenë në përbërje të John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë […]

Albin Kurti në Londër, pritet nga zyrtarë të parlamentit të Britanisë Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po qëndron në vizitë dyditore në Londër.

Lëvizja Vetëvendosje njofton se dje në Parlamentin e Britanisë është shtruar darkë për Albin Kurti nga ane e Grupit të Miqësisë me Kosovën.

Ky grup ka qenë në përbërje të John Grogan, deputet i Partisë Laburiste dhe Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore, për nder të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe të deputeteve Fitore Pacolli dhe Saranda Bogujevci.

“Në darkë morën pjesë edhe Alex Sobel, deputet i Partisë Laburiste, Nick Dakin, deputet i Partisë Laburiste, Earl of Sandëich John Montag dhe Lordi Dykes. Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore u shkëmbyen mendime e ide rreth situatës socio-ekonomike, politike e rajonale, si dhe për prioritetet e qeverisë Kurti”. Delegacioni i Lëvizjes VETËVENDOSJE!vazhdon me vizitën dyditore në Britani të Madhe”, thuhet në njoftim.