Albin Kurti kërkon që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet të hënën në ora 11:00

30.01.2020

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i mandatuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë. Në bazë të letrës Kurti ka kërkuar që seanca të mbahet ditën e hënë, më 3 shkurt 2020 duke filluar nga ora 11:00. Ndërkohë […]

Albin Kurti kërkon që seanca për votimin e Qeverisë të mbahet të hënën në ora 11:00 Foto: Albin Kurti

Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i mandatuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë.

Në bazë të letrës Kurti ka kërkuar që seanca të mbahet ditën e hënë, më 3 shkurt 2020 duke filluar nga ora 11:00.

Ndërkohë bëhet e ditur se mbledhja e kryesisë së Kuvendit do të bëhet nesër në ora 09:00 me të vetmën pikë të rendit të ditës: “Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”.

Ndryshe kujtojmë se pas takimeve maratonike ende nuk ka ndonjë marrëveshje për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

As njëra palë e as tjetra nuk po heq dorë nga kushtet që kanë vënë në tavolinë të diskutimit. Madje, që nga e hëna kur në Kuvend të Kosovës, dy partive iu bashkuan në takim edhe ambasadorët e QUINT’it e shefja e zyrës së BE-së në Prishtinë, Isa Mustafa dhe Albin Kurti nuk janë shkruar mes vete.