Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje njëherish edhe pretendenti kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti sapo është pritur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Sipas pamjeve shihet se Kurti dhe Thaçi janë pritur me ftohtësi, madje para mediave i’u është kërkuar që të bëhet një shtrëngim duarsh, por Kurti tha se një gjë të tillë e kemi bërë para se të hynë mediat.
Kurti ka marrë ftesë ditë më parë nga Thaçi për t’u takuar sot në mënyrë që t’i jepet mandati për formimin e Qeverisë së re.