Propozim Albin Kurti del me dy propozime për president, Rexhep Qosja ose Murat Jashari

Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhje me kryesinë e partisë, ku lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti gjatë mbledhjes ka propozuar dy emra për president të Republikës së Kosovës.

Indeksonline mëson se, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LVV-së, lideri i kësaj partie ka dal me propozime për njërin prej posteve kryesore të vendit.

Albin Kurti emrin e parë që e ka propozuar sot gjatë mbledhjes është shkrimtari, Rexhep Qosja ndërsa emri i dytë është nga familja Jashari, bëhet fjalë për Muratin Jasharin, i cili edhe më parë përflitej që dëshiron ta ketë postin e presidentit.

Kujtojmë se sot do të takohen Albin Kurti dhe Isa Mustafa, ku takimi mes tyre do të fillojë prej orës 16:00, ku mbetet të shihet se a do të arrihet koalicioni qeverisës mes këtyre dy subjekteve politike, ku Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa partia e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.