Albena Reshitaj tregon pse votoi sot, thotë se akoma është pjesë e AAK-së

Albena Reshitaj thotë se vazhdon të jetë pjesë e AAK-së dhe se nëse përjashtohet nga partia, do të qëndrojë si deputete e pavarur.

Po ashtu ajo tha se për herë të parë është lënë jashtë ndikimi i Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit

“Urime gjithë qytetarëve. Unë si grua mund të them që është nder për ne që kemi përfaqësuese grua.

Unë isha pjesë e kësaj seance dhe mund të them që për herë të parë kemi lënë jashtë ndikimin e Beogradit për ndërtimin e institucioneve të vendit”, tha ajo.

“Do të qëndrojë deputete e pavarur. Unë jam pjesë e AAK dhe do të qëndrojë e tillë. Ky ka qenë vendimi im dhe mendoj që ka qenë i duhur.

Për mua ka rëndësi të ndryshojë reforma brenda partive politike. Unë kam bërë punën time si deputete dhe mendoj se çdo qytetar e kam bërë krenar”, tha ajo.

RAPORTO