Albena Reshitaj paralajmëron largimin nga AAK: Nëse vazhdojnë të më injorojnë në këtë mënyrë

05.07.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shumë shpejt mund të mbetet pa një prej figurave kryesore, rishtazi. Deputetja Albena Reshitaj ka paralajmëruar largimin nga ky subjekt, në rast se nga AAK-ja do të vazhdojnë ta injorojnë atë nga mbledhitë partiake, siç po veprojnë aktualisht. Që të mos ndodh kjo, Reshitaj thotë se pret reflektimin e liderit, […]

Albena Reshitaj paralajmëron largimin nga AAK: Nëse vazhdojnë të më injorojnë në këtë mënyrë Foto: Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shumë shpejt mund të mbetet pa një prej figurave kryesore, rishtazi.

Deputetja Albena Reshitaj ka paralajmëruar largimin nga ky subjekt, në rast se nga AAK-ja do të vazhdojnë ta injorojnë atë nga mbledhitë partiake, siç po veprojnë aktualisht.

Që të mos ndodh kjo, Reshitaj thotë se pret reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj.

“Nëse më injorojnë mua, injorojnë reformat brenda partisë. Sepse një mendim ndryshe, brenda për brenda, është i domosdoshëm. Vazhdoj të besoj që reformat politike i nevojitën edhe AAK-së. Unë jam pjesë e reformës, varet se si e shohin ata.

Pres reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj. Nuk ndihem e injoruar, derisa kam vepruar drejt. Nëse nuk e shohin si pjesë të mundësisë për të kontribuar brenda subjektit politik, normalisht që më duhet të mendoj për të ardhmën time politike”, u shpreh Reshitaj.

Reshitaj tha se e ndjen vetën të gatshme të garojë për postin e kryetares të ndonjë komune, por që pavarësisht kësaj jo në rrethanat aktuale politike.

“Nuk është qe nuk e ndjej vetën të gatshme për të udhëheq një komune, por jo në këto rrethana jo qëllimmirë. Mund të jem pjesë e një kandidature të tillë, por jo duke shfrytëzuar pazare të tilla politike”, theksoi ajo për “Front Online”.

Kujtojmë se në prill të këtij viti kur ishte procesi i votimit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, deputetja Albena Reshitaj kishte votuar për Vjosën si Presidente, dhe pas kësaj ishte raportuar se AAK e ka përjashtuar nga partia deputeten në fjalë, por një gjë e tillë ishte mohuar.