Deputete Albena Reshitaj nënshkruhet si deputete e legjislaturës së VII-të

Albena Reshitaj sot gjatë ditës në hollin e kuvendit të Kosovës është regjistruar për Legjistraturën e VII.

”Besimi juaj është motivi im. Zotohem në punë e përkushtim”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.

Kujtojmë se Albena Reshitaj është deputetja e vetme nga Suhareka nga radhët e AAK-së që ka mbledhur votat e mjaftueshme për tu bërë deputete në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Reshitaj ka mbledhur gjithsej 6040 vota, 410 vota më shumë se në ato të vitit 2017.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.