Albena Reshitaj e 13-ta, Blerim Kuçi i 19-ti në listën e më të votuarëve të AAK-së

01.11.2019

Haradinaj, që tashmë është konfirmuar se do të lërë përfundimisht postin që e mban si shef i ekzekutivit të vendit, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin. Gazeta Express ka siguruar listën që tregon se sa vota ka marrë secili kandidat nga koalicioni […]

Albena Reshitaj e  13-ta, Blerim Kuçi i 19-ti në listën e më të votuarëve të AAK-së Foto: Ilustrim

Haradinaj, që tashmë është konfirmuar se do të lërë përfundimisht postin që e mban si shef i ekzekutivit të vendit, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje më 6 tetor, ka arritur të mbledhë mbi 72 mijë vota në mbarë vendin.

Gazeta Express ka siguruar listën që tregon se sa vota ka marrë secili kandidat nga koalicioni AAK-PSD.

Daut Haradinaj ka marrë 22.700 vota, Bekë Berisha 11.388, Pal Lekaj 9.813, Visar Ymeri 5.089, ndërsa Dardan Sejdiu 4.339 vota gjithsej.

Kandidatët e AAK-së së Suharekës renditen si vijon: e 13-ta në listë Albena Reshitaj me 5723 vota, i 19-ti në listë Blerim Kuçi me 5251 vota, i 25-ti në listë Burim Ramadani me 4807 vota, i 29-ti në listë Idriz Selimaj me 4235 vota.