Alarmi i CIA për forcat serbe në kufi me Kosovën, pse SHBA s’po i zbulon informatat për Banjskën sipas Selimit?

01.03.2024

Petrit Selimi, që vite më parë për një kohë e kishte drejtuar diplomacinë e Kosovës ka shkruar në X për artikullin e Time duke thënë se “do të dëshironim t’i zbulonin t’i deklasifikonin edhe të dhënat tjera për Banjskën”.

Alarmi i CIA për forcat serbe në kufi me Kosovën, pse SHBA s’po i zbulon informatat për Banjskën sipas Selimit? Foto: Ilustrim

Dje revista Time ka publikuar një artikull për shërbimin inteligjent amerikan CIA dhe qasjen e Shtëpisë së Bardhë për t’i zbuluar sekretet kur kjo i shërben interesave strategjike të saj. Në shkrim përshkruhet në detaje grumbullimi i forcave serbe në kufirin me Kosovën më 27 shtator e që Shtëpia e Bardhë e kishte publikuar si informacion më datën 29 të atij muaji vitin e kaluar.

Por, Selimi thotë se ka kuptuar në Uashington se kjo nuk do të bëhet.

” Storje e mirë se si shërbimet e inteligjencës amerikane punuan me Shtëpinë e Bardhë për të parandaluar agresionin serb në Kosovë. Ne do të dëshironim që ata të deklasifikojnë edhe pjesën tjetër të informatave në dispozicion për Banjskën. Por kam dëgjuar nga DC (Uashingtoni), se ata mendojnë se kanë një avantazh më të madh duke mos e bërë këtë”, ka shkruar Selimi.