Alarmante, rreth 50 raste të reja me kancer tek fëmijët u paraqitën këtë vit në Kosovë

04.12.2021

Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë. Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajçevci-Uka, ka thënë se çdo vit numri i rasteve të reja me kancer tek fëmijët është 50 deri në 55. “Gjatë një viti lajmërohen 50-55 raste të reja me sëmundje kanceroze te fëmijët, ndërsa deri tani që nga […]

Alarmante, rreth 50 raste të reja me kancer tek fëmijët u paraqitën këtë vit në Kosovë Foto: Ilustrim

Ata trajtimin e marrin në Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë.

Drejtoresha e kësaj Klinike, Violeta Grajçevci-Uka, ka thënë se çdo vit numri i rasteve të reja me kancer tek fëmijët është 50 deri në 55.

“Gjatë një viti lajmërohen 50-55 raste të reja me sëmundje kanceroze te fëmijët, ndërsa deri tani që nga janari i këtij viti janë lajmëruar rreth 48 fëmijë”, tha Grajçevci për FrontOnline.

Fatmirësisht nga kjo sëmundje këtë vit nuk ka vdekur asnjë fëmijë në Kosovë.

Rastet më të rënda janë dërguar për shërim jashtë vendit.

“Nuk kemi numër të madh të rasteve të vdekjes, ato raste janë trajtuar edhe jashtë Kosovës por nuk kanë pas rezultate dhe kanë vazhduar me trajtim paliativ deri në fund të vdekjes, ndërsa asnjë rast nuk e kemi pas të vdekur për këtë vit me sëmundjen malinje”, shtoi ajo.

Grajçevci ka treguar se aktualisht në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar 70 fëmijë të prekur me kancer.