Alarmante: Për një javë 132 viktima nga COVID-19

29.08.2021

Ditëve të fundit në Kosovë po regjistrohen shifra alarmante të të infektuarve me virusin Covid-19. Kjo ka bërë që vendi ynë të radhitet në vendin e parë në botë për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me Covid-19, bazuar në numrin e popullsisë. Vetëm gjatë kësaj jave, nga data 23 gusht […]

Alarmante: Për një javë 132 viktima nga COVID-19 Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit në Kosovë po regjistrohen shifra alarmante të të infektuarve me virusin Covid-19.

Kjo ka bërë që vendi ynë të radhitet në vendin e parë në botë për numrin më të madh të rasteve të reja të infektuara me Covid-19, bazuar në numrin e popullsisë.

Vetëm gjatë kësaj jave, nga data 23 gusht deri më sot 29 gusht, janë konfirmuar 13,423 raste me koronavirus, shkruan Indeksonline.


Brenda kësaj periudhe kohore fatkeqësisht kanë vdekur 132 persona si pasojë e virusit.

Ndërsa numri i rasteve aktive ka arritur në 26 mijë e 575.

Në vend është duke vazhduar edhe procesi i vaksinimit me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 808.078 doza të vaksinës./Indeksonline/