Alarmante: 32 të vdekur dhe 1,612 raste të reja me COVID-19

02.09.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 13.953 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.612 raste pozitive. lajm në zhvillim Brenda […]

Alarmante: 32 të vdekur dhe 1,612 raste të reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 13.953 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.612 raste pozitive.

lajm në zhvillim

Brenda 24 ore 2,460 qytetarë të shëruar nga COVID-19

15:44 Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto vende: Gjakovë  468, Prishtinë  283, Pejë  282, Ferizaj  256, Klinë  255, UNK  253, Gjilan  119, Mitrovicë  88, Shtime  75, Obiliq  63, Podujevë  62, Viti  51, Fushë Kosovë  49, Kaçanik  39, Gllogoc  29, Deçan  28, Kamenicë  27, Hani i Elezit  13, Skenderaj  12, Prizren  6, Graçanicë  2.

Vendbanimet e 1,612 rasteve të reja me COVID-19

15:30 Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  239, Prizren  168, UNK  156, Podujevë  128, Ferizaj  128, Pejë  125, Gjilan  110, Mitrovicë  98, Fushë Kosovë  81, Gjakovë  70, Gllogoc  49, Klinë  43, Skenderaj  43, Rahovec  27, Shtime  26, Deçan  24, Vushtrri  23, Kaçanik  17, Dragash  14, Kamenicë  12, Viti  11, Hani i Elezit  10, Obiliq  9, Graçanicë  1.

32 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 ore në vendin tonë

15:27 Përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 32 raste të vdekjes nga COVID-19.

Rastet e vdekjes nga COVID-19 janë nga këto vende: Pejë  8, Gjilan  4, Prizren  3, Viti  2, Skenderaj  2, Fushë Kosovë  2, UNK  2, Vushtrri  1, Rahovec  1, Mitrovicë  1, Gjakovë  1, Kamenicë  1, Podujevë  1, Gllogoc  1, Prishtinë  1, Klinë  1.

Konfirmohen 1,612 raste të COVID-19, 41 raste te fëmijët nga 0-9 vjet

15:19 Prej 1,383 rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë, 894 prej tyre janë femra dhe 718 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 janë: 42 nga 80-++ vjeç, 98 nga 70-79 vjeç, 166 nga 60-69 vjeç, 230 nga 50-59 vjeç, 299 nga 40-49 vjeç, 364 nga 30-39 vjeç, 255 nga 20-29 vjeç, 117 nga 10-19 vjeç, 41 nga 00-09 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 32 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 2.460 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 119.471.

Në total numri i rasteve aktive është 26.524.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.618 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 862.224 doza të vaksinës. Deri më sot 291.645 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.