Alarmante: 17 viktima dhe 1.067 raste të reja me COVID-19

23.08.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7.946 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.067 raste pozitive. lajm në zhvillim Suharekë, […]

Alarmante: 17 viktima dhe 1.067 raste të reja me COVID-19 Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 7.946 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 1.067 raste pozitive.

lajm në zhvillim

Suharekë, konfirmohen 22 raste të COVID-19, 3 raste te personat nën 18 vjet

15:58 Prej 22 rasteve të reja me COVID-19 në Suharekë, 8 prej tyre janë femra dhe 14 meshkuj.

Sipas grupmoshave rastet pozitive me Sars-CoV-2 në Suharekë janë: 2 nga 70-79 vjeç, 1 nga 50-59 vjeç, 5 nga 40-49 vjeç, 5 nga 30-39 vjeç, 6 nga 20-29 vjeç, 3 nga 10-19 vjeç.

Një i vdekur nga COVID-19 në Suharekë

15:55 Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 17 raste të vdekjes nga COVID-19, ku një prej tyre është nga Komuna e Suharekës.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se viktima e COVID-19 nga Suhareka, është një mashkull, grupomsha 50-59 vjeç.

15:49 Rastet e konfirmuar me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  240, Ferizaj  120, Pejë  106, Gjilan  87, Malishevë  74, Gllogoc  62, Gjakovë  60, Fushë Kosovë  55, Klinë  41, Prizren  36, Mitrovicë  35, Suharekë  22, Istog  22, Lipjan  21, Vushtrri  13, Podujevë  12, Viti  11, Kaçanik  10, Shtime  8, Skenderaj  7, Obiliq  5, Rahovec  5, Deçan  5, Dragash  3, Hani i Elezit  3, Kamenicë  2, Kllokot  1, Junik  1.

Të shëruarit nga Sars-CoV-2 janë nga këto komuna: Prishtinë  79, Podujevë  58, Ferizaj  21, Fushë Kosovë  17, Gllogoc  13, Mitrovicë  13, Gjakovë  12, Rahovec  12, Prizren  11, Lipjan  8, Obiliq  7, Viti  7, Pejë  6, Shtime  4, Klinë  3, Deçan  3, Dragash  1, Kaçanik  1, Vushtrri  1, Suharekë  1.

Rastet e vdekjes janë nga këto vende: Viti  2, Dragash  2, Gjakovë  2, Istog  2, Rahovec  2, Suharekë  1, Podujevë  1, Klinë  1, Prishtinë  1, Pejë  1, Mitrovicë  1, Gjilan  1.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes nga ky virus.

Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.

Në total numri i rasteve aktive është 20.467.