Alarm në Zvicër, Kosova falsifikoi testet e COVID-19!

06.09.2021

Rritja e rasteve me COVID-19, mediat në Zvicër kanë ndezur alarmin. Media zvicërane “Blick” ka shkruar se deri te rritja e rasteve të infektimeve nga diaspora shqiptare ka ardhur si pasojë e falsifikimit të testeve për COVID-19. Në këtë artikull të “Blick” është theksuar se në Kosovë janë shitur e falsikuar teste të panumërta PCR. […]

Alarm në Zvicër, Kosova falsifikoi testet e COVID-19! Foto: Ilustrim

Rritja e rasteve me COVID-19, mediat në Zvicër kanë ndezur alarmin.

Media zvicërane “Blick” ka shkruar se deri te rritja e rasteve të infektimeve nga diaspora shqiptare ka ardhur si pasojë e falsifikimit të testeve për COVID-19.

Në këtë artikull të “Blick” është theksuar se në Kosovë janë shitur e falsikuar teste të panumërta PCR.

“Në Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit, kriminelët kanë falsifikuar dhe shitur teste të panumërta të PCR – përfshirë udhëtarët në Zvicër”, thuhet në artikullin e kësaj medie.

Sipas gazetës zvicërane, çmimi për një test të falsifikuar PCR në Kosovë ka shkuar deri në 800 franga.

“Konsiderohet e sigurt: testi PCR. Nëse kjo është negative, bota është pak a shumë e hapur. Dhe pikërisht kështu kriminelët përpiqen të fitojnë para. Ata thjesht falsifikojnë testet e PCR dhe i shesin deri në 800 franga. Policia në Kosovë tani ka rrëzuar një laborator falsifikimi në qytetin e Podujevës. Dy persona u kapën duke falsifikuar testet, raporton portali shqiptar zviceran “Le Canton27.ch” (“Kantoni i 27 -të”). Jo një rast i izoluar”, ka shkruar ndër tjerash “Blick”.

“Në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR. Në një rast, autoritetet kapën disa kompjuterë”.