12.08.2019, 18:25

Akuzon Selimi: Qeveritë e shkuara ua kanë vjedh protezat dëshmorëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka komentuar edhe gjendjen e rënd nga plagët të ish luftëtarit të UÇK-së, Xhevdet Qeriqit, i cili e ka paralajmëruar largimin nga vendi për tu shëruar jashtë shtetit.

Për gjendjen e Qeriqit dhe ish luftëtareve të tjerë të UÇK-së, Selimi i ka fajësuar qeveritë e deritanishme

“Gjevdeti është miku i im dhe jemi takuar shumë herë në protesta. Për këtë e bëj përgjegjëse secilën qeveri. Në zgjedhjet e kaluara kemi qenë bashkë, kemi pasur edhe aktivitete të përbashkëta. Ky njeri i përfaqëson njerëzit që nuk janë korruptuar, unë kam shumë respekt për të.

Selimi i ka bërë thirrje të mos dorëzohet.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

“Nuk duhet Qeriqi të largohet nga beteja, prandaj unë i bëj thirrje që të kenë kurajo dhe mos të dorëzohen sepse ndryshimi po vjen”, ka thënë Selimi në emisionin Frontal në T7.

LEXO EDHE:  Shqetësuese: Bllokohet Merdarja, bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në kufi