Aktakuzë ndaj Sali Asllanajt, ish-drejtorit Sherif Berisha dhe një drejtori shkolle

  • 06.11.2018
Aktakuzë ndaj Sali Asllanajt, ish-drejtorit Sherif Berisha dhe një drejtori shkolle

Prokuroria njoftoi të hënën se aktakuza është ngritur ndaj ish kryetarit të komunës Asllanaj; ish drejtorit komunal të Arsimit me inicialet Sh.B. (Sherif Berisha) dhe drejtorit të shkollës “Bajram Curri” në fshatin Nishor të Suharekës, me inicialet M.H.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, lidhur me  Marrëveshjen për Mirëkuptim dhe Bashkëfinancim ndërmjet Komunës së Suharekës dhe OJQ-së “Kosovo Hope” për projektin “Transporti i nxënësve”, duke shkelur Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin për menaxhimin e financave publike si dhe Rregulloren financiare.


Prokuroria tha se dëmi që i është shkaktuar buxhetit me këtë rast kap shifrën prej 10,556 euro.

Sali Asllanaj, kryetar për shumë vjet në Suharekë, në komunikim për Kallxo.com ka thënë se kjo është e paqëndrueshme.

“Prokuroria e ka hapur këtë rast për një kontratë me një OJQ në lidhje me transportin e nxënësve të fshatit Nishor. Unë mendoj se hapja e kësaj aktakuze është e paqëndrueshme sepse ne e kemi pasur për detyrë t’i sigurojmë transportin këtyre nxënëse nga fshati”, tha Asllanaj.

Aktakuza ndaj Sali Asllanajt dhe dy të dyshuarve të tjerë është ngritur sot, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë