Aktakuzat e Speciales, në gusht priten zhvillime të reja

18.08.2020

Fundi i gushtit shënon kohën kur bëhen gjashtë muaj që nga dorëzimi i aktakuzave të para në Gjykatën Speciale për ish- ushtarët e UÇK-së. Edhe pse është afruar afati gjashtëmujor që ka gjyqtari për të konfirmuar apo rrëzuar ato aktakuza, nga Specialja ende nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë vendim. Por ka lënë të […]

Aktakuzat e Speciales, në gusht priten zhvillime të reja Foto: The Kosovo Specialist Chambers and Specialist Prosecutor's Office

Fundi i gushtit shënon kohën kur bëhen gjashtë muaj që nga dorëzimi i aktakuzave të para në Gjykatën Speciale për ish- ushtarët e UÇK-së.

Edhe pse është afruar afati gjashtëmujor që ka gjyqtari për të konfirmuar apo rrëzuar ato aktakuza, nga Specialja ende nuk kanë dhënë detaje nëse ka ndonjë vendim. Por ka lënë të hapur që ato aktakuza, edhe pas konfirmimit, mund të mbeten sekret.

Kjo pasi akuzat e para në Gjykatë, ishin dorëzuar saktësisht më 24 shkurt. E për të vendosur rreth tyre, sipas Rregullit për Procedura dhe Prova, gjyqtari ka kohë 6 muaj.

Në një përgjigje për RTK-në, Gjykata Speciale s`ka treguar nëse ka ndonjë vendim për aktakuzat e dorëzuara në shkurt. Vetëm se kanë thënë, që gjyqtari ka të drejtë t’i konfirmojë aktakuzat, e të kërkojë që ato të mos bëhen publike.

Avokatët, në anën tjetër, pranojnë se fundi i këtij muaji, pra muaji gusht, mund të jetë me zhvillime nga Gjykata Speciale.