Aktakuza ndaj Sali Asllanajt dukej qartë që ishte e porositur

12.12.2019

Gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. E këtë e ka përshëndetur edhe LDK dega në Suharekë duke shtuar se ishin të bindur në pafajsinë e ish-kreytarit të Suharekës, Sali Asllanaj. Por kjo degë ka […]

Aktakuza ndaj Sali Asllanajt dukej qartë që ishte e porositur Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme Gjykata Themelore në Prizren e ka shpallur të pafajshëm ish-kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

E këtë e ka përshëndetur edhe LDK dega në Suharekë duke shtuar se ishin të bindur në pafajsinë e ish-kreytarit të Suharekës, Sali Asllanaj. Por kjo degë ka shkuar edhe më tutje duke ngritur dyshime se aktakuza ishte e porositur.

” Kjo aktakuzë dukej qartë se qe e porositur nga çarqe të caktuara që nuk ja dojnë të mirën vendit e as LDK-së. Ato kishin qëllim dëmtimin e LDK-së dhe vet përsonalitetin e z.Asllanaj. Këtë aktakuzë të pa bazë ne e kemi kundështuar ç’doherë dhe kemi qenë të bindur në pafajsinë e tij. Nuk mund të gjykohet një vendim që është në shërbim të nxënësve. Aq më tepër kur ai vendim bëri që nxënësit të vijonin mësimin pa u rrezikuar nga sulmet e qenve endacakë, të udhëtonin pa u cënuar nga kushtet e papërshtatshme atmosferike.

LDK dega në Therandë, ka mirëpritur vendimin e gjykatësit Artan Sejrani për pafajsinë e kryetarit Asllanaj.

Zotohemi se do të vazhdojmë së bashku për rikthimin e LDK-së dhe qeverisjes së mirë për qytetarët e Suharekës” thuhet në njoftimin e LDK-së.