Aksion policor në “Abi Çarshi” të Prizrenit

para 35 dite

Një aksion i befasishëm i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar gjatë natës në disa kafiteri në zonën e njohur të “Abi Çarshisë” në Prizren. Operacioni ka nisur pak para mesnatës.

Aksion policor në “Abi Çarshi” të Prizrenit

Sipas burimeve të Sinjalit, njësitet policore, duke përfshirë ato të rendit dhe hetimeve, kanë kryer kontrolle të imtësishme dhe bastisje në hapësirat e brendshme të disa lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë, si dhe kanë ndërmarrë veprime operative në terren.

Deri tani, nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo materiale të konfiskuara. Operacioni thuhet se është pjesë e një fushate më të gjerë për shtimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.

Etiketat

Ofertat e fundit