Aksion i Doganës, konfiskohen rreth 130 kg ushqime deti në Vërmicë

26.02.2024

Dogana e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të parandalimit të kontrabandimit të ushqimeve të detit nga Shqipëria për në Kosovë.

Aksion i Doganës, konfiskohen rreth 130 kg ushqime deti në Vërmicë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, një personi iu janë zbuluar në veturë rreth 130 kilogramë ushqime deti.

“Vermice, 24 shkurt 2024 në pikëkalimin kufitar të Vërmicës është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore. Pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh. Malli i padeklaruar është si vijon:

Karkaleca: 60 kg neto

Kallamar dhe oktapod:59.5 kg

Gjel deti me Aragost: 8.5 kg neto

Pesha totale e mallit është 128 kg.

Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës. Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvatje doganore.” – thuhet në njoftim.