Aksidentohet në Bullgari autobusi me pasagjerë nga Kosova
Siç raporton mediumi bullgar, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të së martës. Shoferi i kamionit ndaloi sepse një pemë kishte rënë në rrugë. Ai ka tentuar të sinjalizojë rrezikun për drejtuesit e tjerë, por nuk ka arritur të parandalojë aksidentin. Ngasësi i autobusit që udhëtonte në drejtim të Gueshevës është […]
Siç raporton mediumi bullgar, sipas të cilave, ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 të mëngjesit të së martës.
Shoferi i kamionit ndaloi sepse një pemë kishte rënë në rrugë.
Ai ka tentuar të sinjalizojë rrezikun për drejtuesit e tjerë, por nuk ka arritur të parandalojë aksidentin.
Ngasësi i autobusit që udhëtonte në drejtim të Gueshevës është lënduar lehtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Kyustendil.
Ndërkohë, 29 nga pasagjerët, duke përfshirë gjashtë fëmijë, u vendosën në një ndërtesë komunale.
“29 pasagjerë, gjashtë prej të cilëve janë fëmijë, u vendosën në një dhomë me ngrohje komunale pas një aksidenti autobusi mëngjesin e sotëm në unazën e Kyustendilit. Sipas struma.bg, rreth orës 04:30, një autobus me pasagjerë nga Republika e Kosovës ka goditur një kamion të ndalur që transportonte dru. Drejtuesi i kamionit po përpiqej t’u bënte sinjal përdoruesve të tjerë të rrugës se një pemë kishte rënë në rrugë. Autobusi goditi kamionin dhe kamioni u hodh nga rruga”, thekson mediumi bullgar.
Për rastin ka nisur procedimi paraprak dhe është njoftuar prokurori kujdestar.
“Drejtuesi i autobusit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kyustendil për ekzaminime dhe ndihmë. 29 nga pasagjerët / 6 prej tyre janë fëmijë / janë të vendosur në një dhomë me ngrohje komunale. Vendi i ngjarjes është kryer nga policia dhe ekipet e RSPBZN”.