Aksidentohen dy vetura në Suharekë, lëndohen dy persona

25.07.2023 Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së hënë në Suharekë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së hënë rreth orës 14:30 në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, i cili ka përfunduar me lëndime, raporton SuharekaOnline.
Policia bën të ditur se një person i dyshuar derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku, duke goditur veturën të cilën po e drejtonte një tetër person.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, të cilët pastaj kanë pranuar edhe tretman mjekësor.