Çlirim Gashi
29.03.2019, 12:57

Aksidentet shkaktar i dytë i vdekjes së qytetarëve

Sot u mbajt takimi për sigurinë në trafik, ky takim ka qenë i përbashkët mes Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Ministrisë së Infrastrukturës, Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve tjerë, është diskutuar mbi sigurinë në trafikun rrugor, po ashtu mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj dhe zyrtarë të tjerë, të institucioneve përkatësë të Kosovës. 

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka prezantuar statistikat e aksidenteve të cilat kanë ndodhur në komunikacion në rrugët e Kosovës.

Ai u shpreh i shqetësuar për humbjen e jetëve të qytetarëve gjatë aksidenteve që po ndodhin nëpër rrugët e vendit. Mazreku bëri thirrje për një angazhim të përbashkët të institucioneve në shpëtimin e jetëve të qytetarëve të vendit. “Qoftë edhe nëse e shpëtojmë vetëm një jetë, të bëhemi bashkë për ta mundësuar këtë””, tha ai.

Vetëm gjatë vitit të kaluar janë shënuar 1688 aksidente, ku kanë humbur jetën 129 persona, prej tyre 1688 persona kanë pësuar lëndime.

Ndryshe vetëm në vitin 2019 janë shënuar 23 raste të humbjes së jetës së qytetarëve në komunikacion, kurse, janë më shumë se 1600 persona të cilët janë lënduar gjatë aksidenteve që kanë ndodhur brenda tre muajve të këtij vit.

Kryetari Muharremaj gjatë fjalës së tij ka thënë se: “Brenda kompetencave të komunës, do të bëjmë të pamunduren për të vepruar që të kemi siguri më të madhe në komunikacion”.