Aksident tragjik në Sllovi të Lipjanit – humb jetën një motoçiklist

24.06.2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet, duke rezultuar me humbjen e jetës së një personi.

Ngasësi i motoçikletës, i identifikuar si E.B., ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilave nuk ka mundur t’u mbijetojë. Vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal, i cili ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti fatal.

Autoritetet u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes të shtuar, në mënyrë që të shmangen ngjarjet tragjike si kjo e sotmja.