Aksident tragjik në Lipjan: Vdes një person pas aksidentit me traktor, lëndohet një tjetër

27.01.2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lipjan ku një person ka humbur jetën pasi traktorin që po drejtonte është aksidentuar.

Ngjarja ka rezultuar fatale për shoferin, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Sipas autoriteteve, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve bujqësore dhe respektim të rregullave të sigurisë.