Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën ngasësi i automjetit. Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut rajonal, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ky incident vjen vetëm një ditë pas një aksidenti tjetër të rëndë në Komoran, ku në një përplasje zingjirore u përfshinë gjashtë automjete. Nga ai aksident një person humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën.