Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Suharekë
Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës ku në pamundësi që kompanitë e kontraktuara ti përballojnë këtyre reshjeve të borës ku dolën në ndihmë edhe kompani të tjera për pastrim të borës,…
Reshjet e mëdha të borës që kanë filluar në orët e hershme të mëngjesit kanë vështirësuar jashtëmase komunikacionin në të gjitha komunat e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës ku në pamundësi që kompanitë e kontraktuara ti përballojnë këtyre reshjeve të borës ku dolën në ndihmë edhe kompani të tjera për pastrim të borës, por në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Suharekë ndodhi një aksident.
Reshjet e pandërprera të borës gjatë ditës së djeshme dhe ditës së sotme kanë shkaktuar vështirësi gjithandej nëpër rrugët e Kosovës.
Ndonëse kompanitë përgjegjëse janë duke e bërë të pamundurën për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve, duket se të reshurat e shumta dhe të pandërprera janë duke e bërë të veten.
Në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Suharekë ka ndodhur një aksident mes dy veturave, me ç’rast janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira në aksident. Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë të lënduar, ndërsa policia është në ardhje për të kryer të gjitha procedurat ligjore rreth aksidentit të ndodhur.