Aksident në autostradë segmenti Suharekë – Malishevë, lëndohet një person
- 01.12.2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”.
Një veturë dhe një kamion janë aksidentuar sot rreth orës 18:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Malishevë, raporton SuharekaOnline.

Sipas burimeve bëhet e ditur se deri më tani si pasojë e aksidentit është lënduar një person.
Në vendin e ngjarjes kanë dal Policia e Kosovës si dhe Zjarrfikësit.
