Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Mazgitit
para 34 dite
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të fshatit Mazgit.
Sipas informacioneve nga Policia e Kosovës, incidenti është raportuar rreth orës 15:00 dhe në të janë përfshirë dy kamioneta.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Telegrafin daljen e menjëhershme të njësive policore në vendin e ngjarjes.
Për fat të mirë, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
“Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti,” ka deklaruar Hoxha.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur detajet e plota të aksidentit dhe për të normalizuar sa më shpejt qarkullimin në këtë pjesë të autostradës.