Aksident i rëndë me të lënduar në Mushtisht!
- 03.02.2019

Para pak minutash një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të fshatit Mushtisht të Suharekës, gjegjësisht në dalje të fshatit Dubravë.
Sipas dëshmitarëve në aksident janë përfshirë dy vetura. Informatat e deritanishme tregojnë se përveq dëmeve materiale ka edhe të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe Emergjencës. Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit Skoda dhe një Golf 4.