Agjencia Kundër Korrupsionit në dyshime, mund të ketë pasur gabime në deklarimin e pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsion ka njoftuar se pas publikimit të të dhënave të deklarimit të pasurisë, mund të ketë pasur gabime teknike.

AKK bëri të ditur se mund të ketë gabime të natyrave teknike pas publikimit të regjistrave të deklarimit të pasurisë, duke kërkuar nga zyrtarët e lartë që të njoftojnë Agjencinë për ndonjë gabim të mundshëm, në mënyrë që pasaktësitë dhe paqartësitë në publikim të evitohen.

Po ashtu, përmes këtij njoftimi edhe njëherë i bëjmë thirrje zyrtarëve të lartë publikë që të vënë në dijeni Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndonjë lëshim teknik që mund të jetë bërë gjatë përshkrimit të formularëve të deklarimit të pasurisë dhe transferimit të tyre në bazën e të dhënave dhe publikimit.

“Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që të kenë mirëkuptim dhe në raste të tilla të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsion për të verifikuar ndonjë gabim të mundshëm”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ditë më parë kjo Agjenci publikoi të dhënat dhe regjistrat e pasurisë së zyrtarëve të lartë të shtetit.

Kujtojmë se edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar pasurinë e tij, ai regjistrin e pasurisë e ka deklaruar se posedon një shtëpi banimi në vlerë prej 200 mijë eurosh, 2 banesa më vlera nga 50 mijë euro.

Po ashtu, Muharremaj ka deklaruar se ka një truall që kushton 160 mijë euro dhe nje livadh (ara) më vler 100 mijë euro.

Si pasuri të paluajtshme, Kryetari e ka deklaruar edhe veturën, e cila ka një kosto prej 10 mijë eurosh.

Të hyrat vjetore të tij e kapin shifrën rreth 15 mijë euro.

Deklarimi i pasurisë është i njejti më atë të vitit të kaluar, ku dhe në vitin 2018, Muharremaj kishte deklaruar se kishe një shtëpi, dy banesa ,truall dhe veturën e njejtë që e kishte blerë në vitin 2005.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.