AKK-ja paralajmëron masa për gastronomët që i ngritën çmimet pas hapjes
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi ka shprehur shqetësimin e tij për ngritjen e çmimeve të kafeve dhe produkteve të tjera, në disa prej lokaleve të gastronomisë në Kosovë. Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo formë e ngritjes së çmimeve është e ndaluar. Prestreshi iu ka bërë thirrjeve Shoqatës […]
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi ka shprehur shqetësimin e tij për ngritjen e çmimeve të kafeve dhe produkteve të tjera, në disa prej lokaleve të gastronomisë në Kosovë.
Ai përmes një postimi në facebook ka thënë se kjo formë e ngritjes së çmimeve është e ndaluar.
Prestreshi iu ka bërë thirrjeve Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës (SHGK) që të distancohen nga kjo sjellje e gastronomëve dhe të ndalin këto veprime, në të kundërtën AKK-ja do të inicojë procedura hetimore.
Shkrimi i plotë:
Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infekcionin Covid 19, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njejtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkarisht me marrëveshje t’i ngrisinë çmimet e kafeve dhe produkteve tjera.
Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicoj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyrë veprimeve.
Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomëve.