AGK: Sulmet e pushtetit ndaj mediave nuk ndalen, kërkojmë ndalimin e fushatës intimiduese

23.07.2024

Artikulli i mediumit “Slobodna Bosna” ku flet se disa media në Kosovë janë nën kontroll të drejtpërdrejtë nga kryekrimineli Milan Radoiçiqi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili më pastaj u publikua nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka nxitur reagime të shumta.

AGK: Sulmet e pushtetit ndaj mediave nuk ndalen, kërkojmë ndalimin e fushatës intimiduese

Së fundmi deputetët dhe zyrtarët e partisë në pushtet LVV, kanë bërë thirrje që Prokuroria të bëjë hetime rreth pretendimeve të mediumit “Slobodna Bosna”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka lëshuar reagimin e radhës. AGK thekson se nuk ndalen sulmet e pushtetit ndaj mediave.

“Nuk ndalen sulmet e pushtetit – deputeti Rrustemi i kërkon Prokurorisë të hetojë mediet.

Edhe deputeti Adnan Rrustemi i është bashkuar sulmeve të papranueshme kundër medieve.

Deputeti i Vetëvendosjes, gjithashtu i referohet shkrimit të mediumit të quajtur “Slobodna Bosna”, për gjoja kontrollin e medieve të Kosovës nga ana e Serbisë.

LEXO EDHE:  Miratohet nga Qeveria, nga 1 janari 2025, shtetasit e Bosnje-Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim

“Pyetja më legjitime që duhet shtruar është se a ka hapur pokuroria hetime për të parë nëse ka pasur transaksione financiare të Serbisë në portalet e Kosovës që shkruajnë me porosi kundër qeverisë apo çdo qytetari të vendit tonë?”, ka shkruar Rrustemi në Facebook”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK i ka bërë thirrje LVV-së që të ndalojë fushatën kundër mediave.

“Edhe sulmi i z.Rrustemi është i papranueshëm dhe ka për synim intimidimin e medieve dhe gazetarëve. AGK-ja, i bën thirrje VV-së të ndalojë fushatën sulmuese kundër medias”, thuhet në reagim. 

Etiketat