AGK pasi Kosova ra për 19 vende në indeksin për lirinë e mediave: Regres alarmant

03.05.2024

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagoi pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga Reporterët pa Kufij, duke u renditur e 75’ta nga 56’ta sa ishte vitin e kaluar.

AGK pasi Kosova ra për 19 vende në indeksin për lirinë e mediave: Regres alarmant

AGK e ka quajtur këtë të fundit “regres alarmant”.

Nga AGK thonë se pos sulmeve fizike të gazetarëve ata vazhdojnë të jenë edhe target i sulmeve politike.

“Edhe nëse media me sukses vazhdon t’i mbajë politikanët përgjegjës, gazetarët vazhdojnë të jenë target i sulmeve politike. Rregullatori joefikas i medieve, KPM, po provon të reformojë veten. Televizioni më i madh, Klan Kosova ka qenë subjekt i sulmeve administrative nga qeveria, e cila gjithashtu e ka kërcënuar pavarësinë e transmetuesit publik, RTK me zgjedhjen e një aleati të afërt të partisë në pushtet për drejtor. Mediet në gjuhën serbe, që janë nën presion nga forcat politike serbe, janë ankuar për diskriminim në qasje në informatat publike, sidomos në gjuhën e tyre, që është e drejtë kushtetuese për minoritetet”, është një prej pjesëve të raportit që ka cituar AGK.

LEXO EDHE:  Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shpërthimin në Ibër-Lepenc

Etiketat